Sports FAQ
Home / Europe Football

Hungarezi Bickei Enderron Kombetaren!

GentiaNi2010-05-10 02:22:58 +0000 #1
Hungarezi Bickei ëndërron stolin kuqezi

Vazhdojnë takimet e krerëve të FSHF-së me kandidatët për trajner të kombëtares kuqezi, pas "divorcit" me Brigelin. Kështu, pas takimit me italianin Nevio Skala, të mërkurën dhe të enjten, dje i ka ardhur radha hungarezit Bertalan Bickei, për të parashtruar platformën e tij për marrjen e stolit kuqezi. Ish trajneri i përfaqësueses hungareze, Bickei, ka takuar dje presidentin e Federates Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me stafin e tij, ku është njohur me ofertën financiare që afron pala shqiptare dhe kushtet teknike që duhet të përballojë ai si trajner, nëse konkludohet bashkëpunimi. Pas takimit një orësh, të zhvilluar dje paradite, Bickei e ka shprehur hapur dëshirën e tij për stolin e kombëtares shqiptare. Duke folur për mediat, trajneri i njohur hungarez, ka pohuar: "Vij këtu në Tiranë me dëshirën e mirë për të arritur një marrëveshje me drejtuesit e futbollit shqiptar, për të qenë unë pasuesi i Brigelit të larguar. T'ju them të drejtën, që në momentin që u iku trajneri Brigel, unë kam shfaqur interesin tim për ta drejtuar ekipin përfqësues të Shqipërisë. Do të isha vërtet shumë i kënaqur nëse do të arrija të lidhja një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kam eksperiencën dhe përgatitjen e duhur profesionale për të bërë diçka të bukur me kombëtaren tuaj, të cilës, nëse bie dakord me drejtuesit e FSHF-së, do t'i përkushtohem tërësisht." Më tej, i pyetur rreth njohjes që ka ai si trajner i huaj për kombëtaren shqiptare, trajneri hungarez, Bertalan Bickei, u përgjigj: "Nuk e njoh sa duhet kombëtaren tuaj, por kjo nuk përbën ndonjë problem të madh për mua. Mund t'ju them se kam parë disa ndeshje të kombëtares shqiptare në kaseta televizive dhe më ka pëlqyer loja e disa futbollistëve. Lojtarët e kombëtares suaj luajnë mirë dhe kanë një traditë për t'u vlerësuar në lojën e futbollit." Nga ana e tij, kreu i FSHF së, Duka, pas takimit me trajnerin e njohur hungarez, u shpreh: "Bickei është njëri nga kandidatët për të qenë tekniku i kombëtares shqiptare. Ne tashmë jemi njohur me kushtet dhe kërkesat e të gjitha kandidaturave, të cilat do t'i diskutojmë javën e ardhshme, për të konkluduar përfundimisht në emrin e trajnerit të ri të kombëtares kuqezi." Po kush është Bertalan Bickei? Ai ka lindur më 17 shtator 1944 në Budapest, Hungari. Bickei ka pasur shumë suksese me klube të ndryshme futbolli dhe kombëtare nga Europa, Asia dhe Afrika. Ai e filloi karrierën e tij te suksesshme si trajner me një medalje të artë në kampinatin Europian në Moskë 1984, me kombëtaren hungareze U 18. Ai e vazhdoi suksesin e tij me FC Honved, Budapest, ku fitoi kampionatin kombëtar të Hungarisë dy herë, në 1988 dhe 1989, dhe kupën në 1989. Ai lëvizi në Korenë e Jugut, më 1991, ku edhe u bë trajneri kryesor i FC Daewoo Royals, kampion i Koresë dhe fitues i kupës. Këtë vit ai mori titullin "trajneri i vitit" në Korenë e Jugut, duke qenë një nga trajnerët e parë te huaj në Korenë e Jugut që e fiton këtë titull. Bickei gjithashtu drejtoi skuadrën kombëtare të Hungarisë në vitet 1989 1990 dhe në 1998 2002. Në karrierën e tij të suksesshme, Bickei ka drejtuar shumë skuadra nga e gjithë bota, si FC Lucernë (Zvicër), Al Raed SC (Arabia Saudite), FC Senyang Ginde (Kinë) dhe FC Al Masry (Egjipt). Sfida e fundit që ka marrë përsipër ky trajner me eksperiencë ka qenë t'u mësojë "Tigrave Malajzianë" të luajnë futboll me sharm Hungarez dhe edukatë europiane. Kjo ka ndodhur kur ishte trajner i kombëtares së Malajzisë.


ARBANITAI2010-05-10 02:35:36 +0000 #2
Futja vlla Bickeit kur erdhe koha me marr nuk deshti tash nuk ka qa endrron ma, ne realitet e kam fjalen tash let she andra ndasht


Reply

Name:
Content:


Other posts in this category