Sports FAQ
Home / Europe Football

Skela - k´lautern

ARBANITAI2010-05-10 02:56:40 +0000 #1


Ervin Skela i është kthyer ditëve të tij më të mira. Pas golit spektakolar ndaj Borusias së Dortmundit javën e kaluar, ka ardhur edhe shënjestra tjetër, këtë herë kundër një Borusies tjetër, asaj të Mynshegladbahut. Megjithatë mesfushori kuq-e-zi thekson se do të vihej në kërkim të një skuadre tjetër nëse Kaisersluauterni nuk do të qëndronte në Bundesligën e parë. "Jam shumë i kënaqur që shënova sërish. Do të kisha dëshirë që golat e mi të ishin vendimtarë për mos rënien e ekipit tim nga kategoria. Megjithatë po ndodhi ndryshe, do të bëj zgjidhjen më të mirë", ka thënë Skela në një intervistë në telefon për gazetën "Tirana Observer".

Pas një kohe të gjatë që nuk shënonit vijnë dy gola të njëpasnjëshëm ndaj dy skuadrave më në formë në Bundesligë....

Po është e vërtetë. Kisha kohë që i orvatesha portës, por nuk kisha pasur sukses. Fakti që shënova edhe ndaj Dortmundit dhe Mynshegladbahut më kënaq shumë.

Do të dëshiroja që golat e mi të kontribuonin për të siguruar mbijetesën e Kaizerslauternit në Bundesligën e parë. Edhe pse goli që shënova ndaj Mynshegladbahut nuk kishte bukurinë e atij që shënova një javë më parë, përsëri më kënaq fakti që skuadra mori tri pikët. Në një farë mënyre ky është edhe "metri" me të cilin unë "mat" golat e mi.

A mendoni se Kaizerslautern ka shpresa ende për të mbijetuar në Bundesligën e parë?

Mendoj se kjo fitore nuk duhet të mbetet vetëm në statistika, pasi ishte një trepikësh shumë i çmuar për skuadrën time. Tani, diferenca me ekipet e tjera, që luftojnë për të mos rënë nga kategoria është zvogëluar mjaft. Po të bësh një llogari të vogël kur duhen edhe shtatë ndeshje që të përfundojë kampionati, kuptohet qartë që në çdo javë duhet të bëjmë shumë kujdes për të marrë sa më shumë pikë. Këto shtatë ndeshje do të jenë si shtatë finale për skuadrën tonë.

Ndeshja tjetër u vë përballë Leverkusenin, një skuadër shumë e fortë.....

Pozicioni që kemi në tabelë na detyron që të luajmë si të barabartë me çdo kundërshtar. Edhe kjo ndeshje e radhës nuk mund të bëjë përjashtim. Normalisht për të qenë realistë duhet thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi luajmë në fushën e Leverkusenit, por ne do të bëjmë të pamundurën për të mos dalë pa pikë nga fusha e lojës. Pastaj në se do të shënoja edhe në këtë takim, atëherë do të ishte me të vërtetë një muaj i suksesshëm për mua. Në fakt arkivit të golave të mi të realizuar në futbollin gjerman, i mungon ai i shënuar në portën e Leverkusenit. Kështu që do të mundohem të realizoj edhe për ego personale dhe jo vetëm për fitoren e skuadrës sime.

Trajneri Volf ju ka kritikuar dhe vlerësuar vazhdimisht, si i shikon marrëdhëniet me trajnerin Skela?

Çdo kërkesë e tij, për më shumë rendiment në fushën e lojës, nuk duhet interpretuar ndryshe nga shtypi. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me trajnerin dhe besoj se ai është i kënaqur me atë që unë kam dhënë në fushën e lojës. Përndryshe nuk besoj se do të më aktivizonte, pothuajse në çdo takim. Për më tepër që në ndeshjet e fundit, me golat e shënuar trajneri është bindur për rolin tim në skuadër.

Cila do të jetë e ardhmja e Skelës nëse Kaizerslautern bie në Bundësligën e dytë, në fund të sezonit?

Mendoj se është shpejt për të bërë llogari të tilla. Ne po mundohemi që të sigurojmë qëndrimin dhe jo rënien nga kategoria. Gjithsesi, po ndodhi ndryshe, do të bëj zgjidhjen më të mirë pasi besoj se mund të jap ende shumë në futboll.

Si do ta vlerësonit paraqitjen e Kombëtares në miqësoren me Gjeorgjinë?

Ishte një takim që vlente për të testuar elementët e rinj, të cilët mund të afrohen në skuadër. Mendoj se Kombëtarja ka nevojë edhe për të tjera takime miqësore, për të marrë një konturim të ri dhe për të qenë sa më kompetitive për ndeshjet në grupin kualifikues për "Euro 2008".


Sandro12010-05-10 03:13:07 +0000 #2
his team went on bundesliga 2 !

now he gonna find another new club in bundesliga 1 i dont think he dare play in the second cathegory

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category