Sports FAQ
Home / Europe Football

Bogdani, tri piket e Sienes

ARBANITAI2010-05-10 04:18:04 +0000 #1
Seria A (Itali)

Ka qene minuta e 87', kur sulmuesi shqiptar i Sienes, Erjon Bogdani, pas nje krosimi ne zone prej Guzman, ka shmangur mbro jtesin qe e mbulonte dhe ka goditur me koke, duke shenuar golin qe i ka dhene fitoren minimale, 1 0, skuadres se De Kanios, ndaj Trevizos. Shtatlarti i perfaqesueses kuqezi kishte fituar edhe nje penallti, ne te 22', si pasoje e ndalimit te tij ne zone ne menyre te parregullt, por qe nuk eshte kthyer ne gol nga Kieza. Bogdani ka luajtur gjate gjithe ndeshjes, ndersa ka shkuar ne kuoten e tete golave, kurse Siena me 35 piket ka kaluar ne vend te dhjete. Sot, Lacio e Igli Tares do te perballet ne “Olimpico” me Rexhinen, teksa kapiteni i kombetares kuqezi pritet ta filloje ndeshjen nga stoli, pasi, sipas stafit mjekesor, ai eshte i gatshem per te luajtur. Po sot, ne Serine C1/B, Peruxhia e Florjan Myrtajt do te perballet ne transferte me Sanxhovanezen, ku sulmuesi vlonjat i perfaqesueses sone do te jete ne loje qe nga minuta e pare.

Bundesliga (Gjermani) Ne kampionatin gjerman te futbollit, Arminia Bilefeld e Fatmir Vates ka arritur te fitoje ne shtepi, ne stadiumin “Shucko Arena”, 1 0, ndaj Baje Leverkusenit. Lojtari shqiptar, jo vetem ka luajtur per 90 minuta, por ka dhene asistin per golin e pare, te shenuar ne te 5' nga Dalovic. Ndersa nuk ka mundur te marre me shume se nje pike Hanoveri i Altin Lales, i cili ka barazuar 0 0 ne transferte, me Djuisburgun. Nderkohe, kapiteni shqiptar i kuqjeshileve, edhe pse nje dite me pare ishte lajmeruar i demtuar nga stafi mjekesor, ka luajtur per 75 minuta dhe me pas eshte zevendesuar. Kurse sot, Kaizerslauterni i Ervin Skeles do te perballet ne transferte me Hamburgun dhe “fantazisti” i kombetares shqiptare pritet te luaje qe nga minuta e pare.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category