Sports FAQ
Home / Europe Football

Ervin Skela Scores

ARIANIT_C2010-05-10 06:43:13 +0000 #1
Fantazisti shqiptar ka shenuar golin qe ka vulosur tripikeshin e Kaizerslauternit

Per specialistet dhe komentatoret e futbollit gjerman fitorja e djeshme e Kaizerslauternit, ndaj Verder Bremenit, ne transferte, eshte quajtur si surpriza e radhes. Dhe sigurine e tripikeshit aq te deshiruar e ka vulosu goli i dyte, qe eshte shenuar nga Ervin Skela. Fitorja e djeshme u ka kthyer buzeqeshjen lojtareve dhe trajnerit Volf, ndersa skuadres se "kuqerremte" i jane ringjallur shpresat e mbijeteses ne Bundesligen e pare. Sipas protagonistit te kesaj ndeshjeje, Ervin Skeles, skuadra e tij ka marre nje fitore te rendesishme permes nje loje te bukur, ku ka dominuar fryma luftarake dhe kolektiviteti. Gezimin per golin dhe fitoren ne transferte Skelae ka ndare me lexuesit e gazetes sone, permes nje interviste qe dha mbreme nepermjet linjes telefonike

- Ervin, nje fitore e bujshme ne transferte, ndaj Verder Bremenit qe mbante vendin e dyte ne renditje...

- Ne fakt, askush nuk e besonte se skuadra jone, qe mbyll tabelen e klasifikimit, do ta mposhtte Verder Bremen, qe pretendon majat e larta te renditjes. Por, kemi bere nje loje te bukur dhe me nje kolektivitet per t'u admiruar. Ate skuader eshte e veshtire ta mundesh ne fushen tende, jo me ne transferte. Mjafton te kujtojme se, ne fazen e pare, Verder Bremen kishte fituar thellesisht ne fushen tone, 5-1. Dikush e quan si "hakmarrje", nje tjeter si "surprizen" e javes, ndersa per ne ajo eshte fitore e shpreses.

- Me ne fund, jeni kthyer te goli...

- Kam ndiere gezim te dyfishte: morem nje tripikesh te cmuar, ndersa une u clirova nga mankthi i mungeses se gjate te golit. Ky eshte goli i dyte gjate ketij sezoni me kete fanelle, por qe ka vlera sepse "vulosi" fitoren e shumepritur.

- Nje sinjal per kthesen e Kaizerslauternit?

- Eshte shpejt per te dhene nje mendim te sakte,edhe pse kemi bere nje levizje te vogel per me lart. Per vendin qe mbajme ne renditje, cdo ndeshje per ne eshte si nje finale e vertete. Gjithsesi, kjo ishte nje fitore qe na nxit per me tej.

- Ne ndeshjen e ardhshme, perballe do te keni skuadren ku Skela ka luajtur sezonine kaluar, Arminia Bielefeld...

- Pak rendesi ka per mua se do te vihem perballe ish-skuadres sime te sezonit te kaluar. Kryesorja eshte qe Kaizerslautern te fitoje perseri e te vazhdoje te ngjise shkallet. Detyra ime, si profesionist, eshte t'i sherbeje sa me mire skuadres sime. Kete do te kerkoj te bej dhe ne ndeshjen ndaj Arminia Bielefeldit.

- Ne mesjave, trajneri Volf ju kishte kritikuar per nje futboll jo te thjeshte...

- E ka ekzagjeruar shtypi sportiv. Kritika ndaj meje nga ana e trajnerit Volf eshte normale, kur ai kerkon nga futbollisti, ne rastin konkret nga une si organizator i skuadres, loje te shpejte dhe rezultative. Une i mirepres kritikat e trajnerit dhe di te reflektoj ndaj tyre.

- Goli i shenuar do te sherbeje si nxitje per te vazhduar edhe ne ndeshjet e tjera?

- Nje pyetje, se ciles do t'i pergjigjesha me pak fjale. Ne radhe te pare, do te kontribuoj me lojen time qe skuadra te siguroje mbijetesen ne Bundesligen e pare. Pastaj, te tjerat jane ne plan te dyte. Gjithsesi, dihet qe cdo futbollisti i shtohet "oreksi" kur shenon. Te shpresojme qe te ndodhe keshtu edhe me mua.

- Duke perfituar nga ky rast, cili eshte vleresimi i Skeles per grupin kualifikues te kombetares sone, per Euro 2008?

- Edhe pse kam qene i perqendruar ne maksimum me problemet e skuadres sime, e kam ndjekur me vemendje shortin e Euro 2008. Eshte grup i veshtire, por jo i pamundur per te arritur rezultate me te mira se ato te deritanishmet. Megjithate, ka kohe per te dhene vleresime me te sakta. E mira do te ishte qe kombetarja te luante nje miqesore me 1 mars, ku te bejme nje "kolaudim" paraprak per gjendjen aktuale dhe angazhimet ne te ardhmen.

Beqiri, gati debutimi me Makabin

Seria A (Itali) - Ka perfunduar ne barazim 1-1, sfida e mbremshme e Serise A, ndermjet Lacios se Igli Tares dhe Udinezes, e luajtur ne "Stadio Olimpico" te Romes. Kapiteni i kombetares shqiptare, edhe pse eshte aktivizuar ne te 66', nuk ka mundur te gjeje rrugen e rrjetes. Ndersa sot, Siena e Erjon Bogdanit do te perballet me Romen, ne "Artemio Franki", ndersa shtatlarti i perfaqesueses kuqezi do te mungoje per shkak te demtimit.

Bundesliga (Gjermani)- "Kaizerslauterni jeton ende". Eshte kjo edhe shprehja e trajnerit te "te kuqerremteve", Volfgang Volf, pas fitores se djeshme 2-0 ndaj Verder Bremenit, ku fantazisti shqiptar, Ervin Skela, ka shenuar golin e dyte per skuadren e tij ne te 87'. Pas kesaj fitoreje, Kaizerslauterni gjendet ne vend te parafundit, me pike te barabarta me Duisburgun, 17. Nderkohe, nje fitore ka arritur dje edhe Arminia Bielefeld e Fatmir Vates, e cila ka mundur ne "Shuko Arena" skuadren Shtutgart, permes rezultatit 2-1. Sulmuesi shqiptar nuk eshte aktivizuar pasi eshte denuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) per kater ndeshje, dy nga te cilat i ka shlyer. Edhe Hanoveri i Altin Lales ka arritur te mposhte dje, ne transferte, Eintrahtin e Frankfurtit, permes rezultatit 1-0, ndersa kapiteni shqiptar nuk eshte aktivizuar, edhe ky i denuar.

Ethniki Liga (Greqi)- Ne kampionatin grek te futbollit, Iraklis i Edvin Muratit ka mposhtur me lehtesi ne Selanik, permes rezultatit te paster, 2-0, OFI-n e Kretes. Megjithate, "Lusha" nuk ka luajtur asnje minute, pasi mesa mesohet ka qene perseri i demtuar.

Nje barazim, 3-3, ka marre dje edhe Ionikos Nikea e Arjan Beqajt, ne perballjen me Kalithean. Nderkohe, portieri dhe njekohesisht kapiteni shqiptar i Ionikosit ka luajtur per 90 minuta.

Premier Liga (Izrael) - Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Elvin Beqiri, pritet te beje sot debutimin e tij me skuadren izraelite Makabi Tel Aviv, e cila do te perballet ne derbin kryeqytetas me Makabi Haifan. Nje lajm i tille vjen nga klubi i tij, ku Beqiri ka shkuar ne forme huazimi per gjashte muaj, nga skuadra ruse Alania e Vladikavkazit.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category