Sports FAQ
Home / Europe Football

Beqiri, gati debutimi me Makabin

ARIANIT_C2010-05-10 02:21:07 +0000 #1
Seria A (Itali) - Ka perfunduar ne barazim 1-1, sfida e mbremshme e Serise A, ndermjet Lacios se Igli Tares dhe Udinezes, e luajtur ne "Stadio Olimpico" te Romes. Kapiteni i kombetares shqiptare, edhe pse eshte aktivizuar ne te 66', nuk ka mundur te gjeje rrugen e rrjetes. Ndersa sot, Siena e Erjon Bogdanit do te perballet me Romen, ne "Artemio Franki", ndersa shtatlarti i perfaqesueses kuqezi do te mungoje per shkak te demtimit.

Bundesliga (Gjermani)- "Kaizerslauterni jeton ende". Eshte kjo edhe shprehja e trajnerit te "te kuqerremteve", Volfgang Volf, pas fitores se djeshme 2-0 ndaj Verder Bremenit, ku fantazisti shqiptar, Ervin Skela, ka shenuar golin e dyte per skuadren e tij ne te 87'. Pas kesaj fitoreje, Kaizerslauterni gjendet ne vend te parafundit, me pike te barabarta me Duisburgun, 17. Nderkohe, nje fitore ka arritur dje edhe Arminia Bielefeld e Fatmir Vates, e cila ka mundur ne "Shuko Arena" skuadren Shtutgart, permes rezultatit 2-1.

Sulmuesi shqiptar nuk eshte aktivizuar pasi eshte denuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) per kater ndeshje, dy nga te cilat i ka shlyer. Edhe Hanoveri i Altin Lales ka arritur te mposhte dje, ne transferte, Eintrahtin e Frankfurtit, permes rezultatit 1-0, ndersa kapiteni shqiptar nuk eshte aktivizuar, edhe ky i denuar.

Ethniki Liga (Greqi)- Ne kampionatin grek te futbollit, Iraklis i Edvin Muratit ka mposhtur me lehtesi ne Selanik, permes rezultatit te paster, 2-0, OFI-n e Kretes. Megjithate, "Lusha" nuk ka luajtur asnje minute, pasi mesa mesohet ka qene perseri i demtuar.

Nje barazim, 3-3, ka marre dje edhe Ionikos Nikea e Arjan Beqajt, ne perballjen me Kalithean. Nderkohe, portieri dhe njekohesisht kapiteni shqiptar i Ionikosit ka luajtur per 90 minuta.

Premier Liga (Izrael) - Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Elvin Beqiri, pritet te beje sot debutimin e tij me skuadren izraelite Makabi Tel Aviv, e cila do te perballet ne derbin kryeqytetas me Makabi Haifan. Nje lajm i tille vjen nga klubi i tij, ku Beqiri ka shkuar ne forme huazimi per gjashte muaj, nga skuadra ruse Alania e Vladikavkazit.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category