Sports FAQ
Home / Europe Football

Amerikano jugoret zaptojn Tiranen

ARIANIT_C2010-05-10 04:18:29 +0000 #1
Amerikano jugorët zaptojnë KF Tiranën

Tirana godet fuqishem ne merkaton e janarit duke plotesuar plotesiht kerkesat e teknikut Alimehmeti. Klubi bardheblu ka arritur akordin per te rrembyer dy futbolliste amerikanolatine, behet fjale per nje qendermbrojtes dhe nje mesfushor te djathte. Te dy futbollistet do te mberrijne ne kryeqytetin shqiptar brenda dy diteve per tu bere pjese e grupit bardheblu. Njeri prej donatorëve të skuadrës, Refik Halili ka bërë të ditur faktin se janë ne pritje të arritjes së lojtarëve latinoamerikanë, por nuk ka dashur të hyje në detaje per te shpjeguar detajet financiare

Qendermbrojtesi Diomedes Pena, 29 vjecar me shtetesi kolumbiane gezon nje shtatlartesi prej 188 cm dhe ka luajtur sezonin e fundit me klubinBolivian La Paz ku ka luajtur plot 43 ndeshje ne te cilat megjithese ne pozicionin e prapavijes ka shenuar 10 gola.

Sipas pershkrimit te karakteristikave te futbollistit, ai cilesohet si nje futbollist shume i talentuar, pozicional ne qender dhe teper i afte ne mbrojtje dhe ne gjuajtjet me koke. Ambicioz dhe me teper deshire per te fituar si dhe rezultativ ne goditjet e lira.

Ne sezonin 2003-2004 ka luajtur me Marikal Braun 40 ndeshje dhe 6 gola te shenuar. Ne vitin 2004 me Iberoamerikana 44 ndeshje dhe 7 gola te shenuar per te kaluar me pas te La Paz dhe se fundi tek Tirana.

Mesfushori i krahut te majte, Piercy Colque eshte 29 vjec , eshte Bolivian me gjatesi 168 cm . Qolque ka filluar karrieren ne vitin 1995 me Chako Petrolero , nje vit me pas ka kaluar te Strongest me te cilin ka aritur te renditet dy here rradhazi nenkampion i Bolivise, e më pas ne vitin 2000 eshte bere pjese e klubit San Jose per te kaluar nje vit me pas me Tigre te Meksikos me te cilin ka arritur te jete dhe nenkampion i nje kompeticioni mjaft cilesor sic eshte ai Meksikan. Prej nga viti 2002, Colque ka mberritur te Bolivar me te cilin ka arritur dhe kulmet e karrieres se tij duke u shpallur plot kater here kampion i Boliovise si dhe nenkampion i kupes se amerikes se jugut. Piercy Colque eshte aktivizuar per me teper se gjashte vjet me kombetaren boliviane , statstike keto qe te pakten ne leter e rendisin si nje nder futbollistet me cilesore te huaj te mberritur ne shqiperi.


Annis2010-05-10 04:28:37 +0000 #2
Nga jan kta Amerikano jugoret jan te mir fare ?

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category