Sports FAQ
Home / Europe Football

Udineze kërkon me ngulm Bogdanin

ARBANITAI2010-05-10 04:30:56 +0000 #1
Ndër më të lakuarit nga futbollistët shqiptarë është bërë papritur emri i Erjon Bogdanit. Sipas gazetës veroneze "L'Arena" në orët e fundit, për t'u veçuar është tratativa që ka si protagonist sulmuesin e Kombëtares Shqiptare dhe të Sienës. Gjiganti shqiptar mund të ndërrojë fanellë gjatë merkatos së janarit, por jo ngjyrat e saj. Bogdani mund të kalojë nga bardhezia e Sienës te fanella bardhezi e Udinezes. Në fakt, klubi friulan që ka dalë haptazi në synimet e veta për shqiptarin, po e kërkon me ngulm atë gjatë orëve të fundit.

Drejtuesit e Udinezes kërkojnë ta bëjnë të vetin sulmuesin gjatë merkatos së janarit, edhe për faktin se Davide Di Mikele ka bërë gati valixhet për t'u larguar nga Friuli në drejtim të Palermos. Forma e mirë e Bogdanit pas rikthimit në Serinë A ka rënë në sy, dhe shqiptari ka përfunduar edhe në fokusin e Romës përveçse Udinezes. Gjithsesi, për sa i përket Romës gjërat janë më të komplikuara dhe kandidatët janë të shumtë në numër. Udineze është gati të pranojë edhe shkëmbime dhe që mund të vërë në pjatën e bilancës mesfushorin Vidigal. Vështirë se Siena mund të joshet, edhe për faktin se nga klubi toskan mund të largohen Maracina dhe Nani. Ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Florian Myrtajt. Sulmuesi kërkohet me ngulm nga klube si Sambenedeteze, Peruxhia e Frosinone. Sulmuesi është thuajse i divorcuar me Katanzaron, por në garë për të janë disa klube të Serisë B dhe Frosinones, Sambenedetezes e Peruxhias në C1. Kjo e fundit është më në avantazh, pasi në këtë klub punon si këshilltar për merkaton menaxheri i tij, Lorenco Marronaro. Një problem në këtë mes është dhe rroga e vlonjatit, që te Katanzaro merr rreth 180 mijë euro në sezon.


alidems2010-05-10 04:32:47 +0000 #2
I heard that Tare is going in serie B to Bari.I don't know if it's true or not.

But its quite sure that is not staying to Lazio any more

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category