Sports FAQ
Home / Europe Football

Xhani: Fitore e madhe

ARBANITAI2010-05-10 03:41:32 +0000 #1
“Ju nuk mund ta imagjononi se sa shumë të gëzuar jemi që fituam një takim të tillë në këtë javë të fundit të fazës së dytë të kampionatit. Kjo është një fitore e madhe e një Partizani të rilindur, i cili sot tregoi se është një ekip i madh në të gjitha drejtimet. Kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrnim në prag të këtyre festave. Do të përpiqemi të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.” Këto janë fjalët e presidentit të Partizanit Albert Xhani pas përfundimit të ndeshjes së djeshme. Në delir të plotë, presidenti i të kuqve ka theksuar se fitorja me Tiranën mbartte në vetvet shumë vlera, por mbi të gjitha kjo ishte fitorja e parë pas një periudhe të gjatë kohe prej dy vjetësh. Xhani ka deklaruar se premio për ekipin do të ketë, por ato premiot nuk janë aq të rëndësishme sa fitoret në takime të tilla. Sipas tij, Partizani fitoi ndaj një rivali të vjetër dhe pretendenti real për titull. “Morëm një fitore plotësisht të merituar dhe do ta cilësoja me vlera historike.

Kjo fitore u përket në radhë të parë lojtarëve dhe trajnerit, të cilët dua t’i përshëndes përzemërsisht. Ata janë të mrekullueshëm dhe sot treguan vlerat e tyre të vërteta. Në këtë lartësi duhet ta shikojmë Partizanin edhe në të ardhmen”, - u shpreh Xhani në prononcimin e tij, teksa thurte lavde të pafund për ekipin e tij. Lojën e bukur të skuadrës së kuqe, por edhe lëvizjet e mira të teknikut Starova, Xhani i ka cilësuar si suveniret më të mira të Partizanit në të gjithë javët e fundit. Numri një i klubit të kuq, ka theksuar gjithashtu se në merkaton e janarit Partizani do të bëjë lëvizje të fuqishme, që do ta përforconin edhe më shumë ekipin. Ai nuk ka përmendur emra konkretë, por ka premtuar se shumë shpejt, ndoshta në javën e parë të muajit të ardhshëm, në skuadër do të afrohen tre elementë cilësorë, të cilët do t’i jepnin një hov të ri ekipit për në gjysmën tjetër të sezonit. “Ne do ta përforcojmë ekipin gjatë merkatos së janarait dhe për këtë kemi hyrë në kontakte me disa lojtarë. Emrat do t’i bëjmë të njohur në ditët në vazhdim. Por unë mendoj se më parë ne duhet të gëzojmë këtë fitore të madhe të arritur sot, e cila solli pranë tifozerisë së kuqe një emocion të rrallë. Më lejoni, ju lutem, të falënderoj edhe një herë trajnerin Starova dhe të gjithë futbollistët, të cilët sot zhvilluan një betejë gjigante dhe trepikëshi ishte më se i merituar”, - përfundoi Xhani.


ARBANITAI2010-05-10 03:48:51 +0000 #2

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category