Sports FAQ
Home / Europe Football

Besnik Hasi në largim e sipër nga Anderleht

ARBANITAI2010-05-10 05:51:26 +0000 #1
Stacioni i ardhshëm, Tvente ose Lokeren

Edhe skuadra e Ligës së Parë të Holandës, Tvente, vazhdon të interesohet për mesfushorin kosovar të Anderlehtit, Besnik Hasi. Ndërkohë që gjakovari, qysh të hënën ka filluar stërvitjen me ekipin e Anderlehtit. Burime të afërta pranë futbollistit kosovar, bëjnë të ditur se nëse Hasi largohet shpejt nga Anderlehti, atëherë shanset më të mëdha për të fituar shërbimet e tij, i ka skuadra e Lokerenit, e cila po ashtu ka shfaqur interes për të. “Lokereni është skuadra që ka përparësi për ta transferuar Hasin, pasi kohët e fundit, ky klub ka qenë më këmbëngulës për të blerë kartonin e tij”, thuhej në të përditshmen kosovare “Koha Ditore”. Hasi mund të kalojë tek ekipi Lokeren, edhe për faktin se në skuadrën e Ligës së Parë të Belgjikës, është rikthyer tekniku, Aime Anthuenis, i cili e njeh mirë futbollistin kuqezi, qysh në kohën kur të dy kanë qenë pjesë e ekipit të Genk, me të cilin kanë fituar titullin e kampionit dhe kupën e shtetit. Anthuenis së fundi ka drejtuar përfaqësuesen e Belgjikës. Hasi, i cili pas dëmtimit në fillim vitit të kaluar, për një kohë të gjatë nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën dhe ka humbur vendin në ekipin e parë. Ai është në kërkim të një skuadre të re, ndërkohë që kontrata e tij më ekipin e Anderleht, vlen deri në qershor të këtij viti.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category