Sports FAQ
Home / Europe Football

Tare: Do të luaj për kombëtaren edhe pas 2008-ës”

ARBANITAI2010-05-10 07:51:11 +0000 #1
Igli Tare nuk do të largohet nga kombëtarja edhe për 5 vite të tjera. Futbollisti i kombëtares e deklaroi këtë dje për gazetën “Tirana Observer”. Lojtari shqiptar që luan për klubin italian të Lacios ka mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë së bashku me gruan dhe djalin e tij për të festuar Krishtlindjet. Megji-thëse qëndrimi i tij në vendin ku mësoi të shkelmojë me top është vetëm disaditor, lojtari i kombëtares nuk e sheh veten dot larg futbollit. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ai tregon planet e tij për të ardhmen pas largimit nga futbolli si lojtar. Igli Tare nuk nguron të thotë se ai mund të mos e mbajë premtimin e tij për largimin nga kombëtarja jonë pas eliminatoreve të Evropianit të 2008-ës, nëse skuadra do të ketë nevojë për të.

Flitet se do të largoheni nga kombëtarja në moshën 34-vjeçare. A është e vërtetë kjo?

Kam deklaruar edhe më parë se do të largohem nga kombëtarja, pas eliminatoreve të Evropianit të 2008-ës. Por në qoftë se do të më kërkohet që të qëndroj dhe në qoftë se do ta ndiej veten të aftë për këtë, atëherë do të qëndroj. Megjithëse dëshira është të mos largohesha nga kombëtarja, veçanërisht nga tifozeria e zjarrtë shqiptare që të jep forca edhe në momentet më të dobëta.

Normalisht në një të ardhme të largët ju do ta lini futbollin. Ku keni ndërmend të jetoni mbasi të ndodhë kjo, pasi ju jeni i martuar me një shtetase të gjermane?

Besoj se do të luaj edhe për 4 ose 5 vjet futboll, prandaj nuk e kam vendosur akoma. Mendoj jo për të treguar patriotizmin tim, se do të kthehem në atdhe. Për t’u treguar eksperiencat e mia të rinjve që do të merren me këtë sport mjaft të bukur. Por asgjë nuk është e prerë me thikë. Ky është vetëm një mendim, se asgjë nuk dihet se çfarë do të ndodhë deri atëherë.

Tashmë jeni një nga futbollistët më të dëgjuar të Shqipërisë në botë. Si e ndien veten Igli në vendin ku hodhi hapat e parë?

Gjithmonë jam munduar të bëj diçka dhe jam munduar të jap maksimumin tim për të arritur atë që dua, t’u jap kënaqësi shqiptarëve dhe për këtë jam shpërblyer për atë që kam bërë. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozeria, sidomos ajo shqiptare ku dhe i përshëndes. Por e mira nuk ka fund. Edhe pse jetoj jashtë, mundohem të bëj diçka për vendin tim. Dhe dua t’u tregoj të rinjve nga eksperiencat e mia që kam kaluar në Gjermani dhe Itali.

Si i kaluat Krishtlindjet dhe ku do ta kaloni festën e ndërrimit të viteve?

Krishtlindjet i kam kaluar pranë familjes dhe të afërmve të mi, këtu në Shqipëri, ndërsa festën e ndërrimit të viteve nuk do ta kaloj me ta. Jo se nuk dua të qëndroj në Shqipëri, përkundrazi dua, por më duhet të jem në grumbullimin e skuadrës ku luaj me Lacion dhe më duhet që në datën 1 janar të paraqitem atje.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category