Sports FAQ
Home / Europe Football

Dinamo, Lika: Do te iki jashte Shqiperise!

ARBANITAI2010-05-10 07:58:41 +0000 #1
Portieri i Dinamos dhe i perfaqesueses shqiptare ka bere me dije dje, se ka ndermend te largohet nga kampionati yne. "Dua qe te eci perpara nga ana profesionale, - thote ai, - ndersa kampionati shqiptar eshte mjaft poshte atij te vendeve te tjera". Pasi ka vleresuar punen e trajnerit te tij (te portiereve), Bozhiqi, Lika sakteson se, "ne radhe te pare ekziston mundesia qe te shkoj ne Turqi, ku ka disa ekipe qe interesohen per mua". Levizja mund te behet qe ne janar.

183 futbolliste shqiptare te skeduar te "transfermarkt"

Vitin e kaluar nuk kane qene me shume se 159, ndersa tani jane shtuar edhe me tej. Keta jane emrat e lojtareve shqiptare, te skeduar ne faqen gjermane te internetit, "transfermarkt". Nje sukses ne vazhdim per kuqezinjte, ndersa ka edhe mjaft lojtare te tjere me prinder shqiptare, qe jane regjistruar si zvicerane, nga ish-RFJ e Maqedonise apo nga Serbi/Mali i Zi.

Partizani synon Fjodor Xhafen e Tiranes

Partizani ka vendosur te marre ne radhet e veta sulmuesin e Tiranes, Fjodor Xhafa. Kete e kane bere te ditur burime prane presidences se te kuqve, madje duke e dhene si te sigurt kalimin e vlonjatit ne ekipin e Staroves. "Partizani nuk eshte i kenaqur nga sulmi qe ka aktualisht, - thote ky burim, - ndersa po shikon lojtare te tjere qe te perforcohet. Alternativa me e mire duket Fjodor Xhafa, ndonese ai eshte i lidhur me Tiranen". Xhafa eshte i huazuar nga Dinamo per te bardheblute, deri ne fund te ketij sezoni.

Besa e Kavajes merr urdherin "Naim Frasheri" i Arte

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, i ka akorduar Klubit te Futbollit "Besa" urdherin "Naim Frasheri" i Arte. Motivacioni per kete urdher ishte si "nje nga pionieret e futbollit shqiptar, qender e rendesishme e edukimit sportiv dhe qytetar te rinise". Moisiu eshte shprehur se ka qene i lidhur me futbollin e Beses, duke qene kavajas dhe se ka shkuar qe i vogel ne stadium per te pare ekipin e zemres.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category