Sports FAQ
Home / Europe Football

Mbaron faza e dyte; Pas 22 vjetesh perseri Elbasani

ARBANITAI2010-05-10 04:57:10 +0000 #1
Keshtu pra. Nuk lëvizi thuajse asgjë. Me një përjashtim të vogël: Dinamo mori vendin e tretë dhe zbriti në të katërtin SK Tiranën. Dhe vetëm kaq. Ashtu siç thamë para kohe, skuadra e Elbasanit është “Kampione e Dimrit 2005-06”. Mbas një sigurie thuajse të plotë në 18 javë të tana dhe duke sunduar falë11 fitoreve dhe të një golaverazhi miklues 25-8.

Për herë të fundit fituese e pjesës së parë të një Kampionati të Shqipërisë, skuadra e Elbasanit ka qenë më 11 dhjetor 1983, ditë kur me 1 pikë më tepër la mbrapa 17 Nëntorin dhe Lokomotivën e Durrësit, ato që sot quhen Sportklub Tirana dhe Teuta. Dhe nuk ka zbritur më deri në ditën e 20 majit 1984 kur u bë për herë të parë dhe të vetme Kampione e Shqipërisë.

Në Elbasan thonë se kur Labinoti, pra KS Elbasani i sotëm, fiton një periudhë të parë, nuk bie kurrsesi deri në fund. Aq më tepër që kësaj rradhe është “Kampion i Dimrit” jo më mbas 13 javëve si më 1983, por mbas bukur 18 javëve të një prej kampionateve më të gjatë të Shqipërisë. Eshtë Nënkampion në fuqi, dhe ndonëse nuk ka trajnerin Artan Bushati të stinës që shkoi, por Ilir Dajën e ri, skuadra duket po ajo. E përmbledhur në “vetëm”12 lojtarë: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Tetova, Abraham, Merxha, Osja, Devolli, Çapja, Bejzade, e kryesuar prej dy kryeqytetasve të mirënjohur, Nevil Dedes dhe Skerdi Bejzades, pa zvogëluar rolin e askujt tjetër, dhe madje pa harruar as rolin e atyre të jashtë kësaj 12-sheje, bie fjala të Qorrit apo Norës, ajo qe një skuadër e lidhur fort mbas një loje të fuqishme dhe unike, të barazpeshuar dhe të fortë fizikisht, duke patur mbase lidhjen më të fuqishme me publikun e vet qytetar, më mirë se asnjë skuadër tjetër. Dhe duke kryesuar në 14 javë nga 18. Eshtë një epërsi e dukëshme, ndonëse në fund u ndal disi në vetëm 3 pikë largësi nga Partizani befasues i javëve të fundit. Pati meritën se mënjanoi me kohë ambicjet e SK Tiranës dhe të Dinamos që u menduan si më të fortat. Nuk u mor asesi me Vllazninë, doli shpejt i fituar në duelin e paparashikueshëm me Besën, dhe në fund nuk arriti të triumfonte plotësisht mbi Partizanin e 6 fitoreve në 7 ndeshjet e fundit. Në tanësi është një “Kampione e Dimrit” tejet bindëse dhe tash e mbrapa, kur duke filluar nga 14 janari Kampionati nis e zbret, gjithçka mund të flasë për skuadrën e fuqishme të qytetit të Elbasanit - e vetmja që ia arriti të bindte një publik të tanë t’i kthehej futbollit të Kampionatit Kombëtar. Natyrisht mbrenda mureve të vetëm një stadiumi, atij “Ruzhdi Bizhuta”, mezatarisht me rreth 6000 shikues për ndeshje – më e larta e 20 vjetëve të fundit për një stadium të Kampionatit Shqiptar.

Të tjerët?

Tejet të diskutueshëm. Mbi të gjitha me rënien e Sportklubit, zhgënjimin dhe rikthimin e Dinamos, pa harruar fillimin elektrizues të Besës dhe më mbas daljen e saj prej katërshes mëtuese. Ndërkaq, lëkundjet e Vllaznisë në kontrast me rritjen e Skenderbeut të Korçës, natyrisht mund të ngjallin diskutime, çka anojnë më fort te serioziteti i spikatun i skuadrës korçare dhe trajnerit të saj Mirel Josa. Dhe mandej fundi tronditës i përbërë prej një tresheje ku humbja e 11-të, ajo e kësaj jave e Teutës në Durrës dhe e 10-ta e Shkumbinit në Elbasan, i japin Javës një barazpeshë nxitëse për një garë të ashpër në vitin 2006: Shkumbini 18 pikë, Teuta 15, KS Lushnja 14. Kush do ta braktisë Kampionatin Kombëtar? Mos ndoshta mbas 45 vjetëve është rradha e skuadrës së Durrësit, e cila për herë të fundit ka zbritur për në kategorinë e dytë më 1960? Kjo do të ishte risia me një kah negativ historik në Kampionatin e 67-të. Për çka mbetet them se pikërisht kjo situatë e rëndë e Teutës mund të bëhet shkak i një elektrizimi të ri të Kampionatit në gjithë periudhën e dytë e të tij.

Java 18, e fundit e vitit 2005, mbi gjithçka spikati me një ndeshje të nivelit midis Partizanit dhe SK Tiranës në Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pavarësisht nga fitorja taktike e 15 herë kampionëve ndaj epërsisë teknike të 22 herë kampionëve, e rëndësishme është se mbas dy ndeshjeve të bukura të një jave më parë, siç qenë ato SK Tirana – KS Elbasani dhe Vllaznia – Partizani, Kampionati ka të drejtë të krenohet paksa, sepse në fund të fundit, dha tre spektakle të vërteta, duke të lënë të shpresosh për një kthesë cilësore në pjesën e dytë të tij.

Përsëri pak gola, vetëm 7 të tillë, çka përbën javën më të varfër ndër 18 të deritashme, së bashku me atë të 12-të kur qenë po vetëm 7 gola., teksa në 4 javët e fundit kemi 9 herë rezultatin e ngushtë 1-0, gjithçka kësisoji flet për një rrugëtim të ri të ndeshjeve të Kampionatit: për të cilin ke bindjen se po nxiton për tek ngushtësia e rezultatit, që ndryshe do të thotë barazpeshë. Gjithçka përmblidhet në 219 gola të gjithë kësaj periudhe të parë, ose 2.43 për ndeshje – më e ulta e gjashtë kampionateve të fundit - ku për çudi gjysma e skuadrave kanë golaverazh negativ. Deri dhe Vllaznia, e cila për herë të parë në historinë e saj ka golaverazhin negativ mbas 18 ndeshjeve. Dhe zë vendin e pestë!

A mund të themi se me 9 pikë largësi prej skuadrës elbasanase, Sportklub Tirana nuk mund të këte dalë ende jashtë mundësisë për titullin e Kampionit? Çka nënkupton se treshja KS Elbasani – Partizani - Dinamo do të sundojë gjithçka?…

Nuk ka përgjigje, tash për tash kjo pyetje, kur merret me mend se sa shumë janë 18 javë për një Kampionat. Nuk besoj megjithate, se mendon kështu “Kampionia e Dimrit”, skuadra e Elbasanit, e cila është e bindur se nuk duhet ta lëjë t’i shpëtojë rasti i madh i vitit 2006

PARTIZANI – SK TIRANA 1-0

Abilaliaj 22’

KS ELBASANI – SHKUMBINI 2-0

Dede 26’, K.,Dalipi 60’

KS LUSHNJA – BESA 1-1

Lamaj 35’, Abdulla 38’

TEUTA – DINAMO 0-1

Gydjaby 24’

SKENDERBEU – VLLAZNIA 1-0

Memelli 88’

1. KS ELBASANI 37 11 4 3 25-8

2. PARTIZANI 34 11 1 6 25-16

4. SK TIRANA 28 7 7 4 27-21

3. DINAMO 30 8 6 4 31-21

5. BESA 27 7 6 5 25-14

6. VLLAZNIA 24 7 3 8 20-22

7. SKENDERBEU 23 7 2 9 21-29

8. SHKUMBINI 18 5 3 10 19-33

9. TEUTA 15 4 3 11 23-26

10.KS LUSHNJA 14 3 5 10 12-29

Kryeshënuesit

14 SALIHI / SK Tirana

9 GOUDJABY / Dinamo

8 MEMELLI / Skenderbeu

7 BEJZADE / KS Elbasani

7 FORTUNAT / Besa

Java 19 më 14.01.2006

Teuta – Skenderbeu

KS Lushnja – Dinamo

KS Elbasani – Besa

Partrizani – Shkumbini

Vllaznia – SK Tirana



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category