Sports FAQ
Home / Europe Football

Kaiserslautern: Padrejtesi, perjashtimi i Ervin Skeles

ARBANITAI2010-05-10 10:10:26 +0000 #1
Ervin Skela ka dale me karton te kuq ne ndeshjen e Kupes ndaj Mainz-it, por trajneri i Kaiserslautern-it, Wolfgang Wolf, ka deklaruar se ky perjashtim ka qene i padrejte. "Gjyqtari ka gabuar, - ka thene Wolf, - pasi nderhyrja e Skeles ndaj Da Silva-s, nuk ka qene per karton te verdhe, dhe automatikisht per te kuq". Shqiptari ka marre kartonin e dyte te verdhe (dhe te kuqin) ne minuten e 7-te te kohes se pare shtese, ndersa takimi ishte ne barazim 1-1. Por trajneri Wolf ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Michael Weiner, edhe per gabim ne momentin e gjuajtjes se penalltive. Kur Lautern kryesonte 2-0 me 11-metersha, nje penallti e kthyer ne gol nga Ferydon Zandi (Lautern) nuk u quajt si e tille. Pamjet filmike treguan se topi i gjuajtur nga Zandi, pasi u perplas ne traverse, ra ne toke, brenda vijes fatale (gol), por Weiner mendoi ndryshe.

"Nese ajo penallti do te ishte quajtur e rregullt, - thote Wolf, - ne do te kishim shkuar ne 3-0, dhe do ta kishim fituar ndeshjen". Lautern kerkoi edhe nje penallti nga gjyqtari, kur rezultati ishte ende 1-0 per te, madje menjehere pas ketij casti, Mainz sulmoi dhe shenoi golin e barazimit.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category