Sports FAQ
Home / Europe Football

Kuqezinjtë renditen në vendin e 82-të

ARBANITAI2010-05-10 03:56:18 +0000 #1
Kombëtarja e Brigelit ngjit shkallët e klasifikimit botëror. Në renditjen për muajin dhjetor, kuqezinjtë janë pozicionuar tri vende më lart në klasifikimin e përgjithshëm që FIFA publikon për çdo muaj. Nga vendi i 85-të që mbante gjatë muajit tetor dhe nëntor, kombëtarja shqiptare ka kaluar në vendin e 82-të për muajin dhjetor. Ky është rezultati më i mirë për ekipin tonë përfaqësues gjatë këtij viti. Nëse kthehemi sadopak në historinë e kombëtares shqiptare, periudha më e mirë e saj rezulton gjatë “mbretërimit” të Mehdin Zhegës, ku kuqezinjtë renditeshin në vendin e 72-të. Ndërsa periudha më e keqe ka qenë në vitet 96 – 97. Në gusht të 1997-ës, kombëtarja e Hafizit renditej në vendin e 124-ët.

Blerim Xhemaili shënon për Zurich

Blerim Xhemaili shënoi golin e katërt për Zurich, në fitoren që skuadra e tij arriti jashtë fushës në Basel, duke siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Zvicrës. Futbollisti me origjinë shqiptare nga Maqedonia e dyfishoi rezultatin në 4 – 2, duke siguruar në një farë mënyre fitoren. Vendasit arritën të shënonin vetëm një gol tjetër, duke shkurtuar diferencën, por pa mundur që të përmbysnin rezultatin. Edhe një herë tjetër shqiptari tregoi se gëzon një formë të mirë sportive dhe meriton një fanellë titullari te skuadra e Zurich-ut.

Ertan Demiri, oferta nga Ukraina

Sipas albaniasoccer, mesfushori shqiptar i Vardarit të Shkupit, Ertan Demiri, kërkohet nga disa skuadra të Ukrainës. Emri i klubit nuk është bërë i njohur, megjithatë disa nga menaxherët e tij kanë bërë oferta serioze për talentin shqiptar. Për Ertan Demirin janë të interesuara disa vende të lindjes, megjithatë, me oferta më konkrete janë shprehur skuadrat ukrainase të Ligës së parë. Kontrata e Demirit me Vardarin përfundon në fund të sezonit dimëror të futbollit, ndërsa mundësitë për një transferim të tillë janë shumë afër.

Greqi, shkëlqen vetëm Beqaj

Këtë fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së parafundit të kampionatit për këtë vit, ku Iraklisi i Muratit ka arritur të fitojë në Selanik, 1 - 0, ndaj Panionios. Mesfushori kuqezi ka luajtur vetëm dy minuta, duke treguar hapur problemet që ekzistojnë mes tij dhe klubit helen. Levadhiakosi i Bushit dhe Gurmës ka humbur të shtunën në 0 - 1 përballë Olimpiakos. Gurma është aktivizuar në pjesën e dytë, ndërsa Bushi nuk ka luajtur fare. Ndërkohë, Ionikos i Beqajt ka barazuar në transfertë 0 - 0, përballë Larisës. Portieri kosovar jo vetëm ka luajtur për 90-të minuta, por ka qenë edhe një pikë e pakalueshme për sulmuesit kundërshtarë.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category