Sports FAQ
Home / Europe Football

Blater do të presë delegacionin e FFK-së

ARBANITAI2010-05-10 04:25:58 +0000 #1
Lajme të mira për futbollin kosovar dhe Federatën Kosovare të Futbollit.

FIFA ka dërguar në zyrat e FFK-së të premten në mbrëmje, një faks në të cilin bënte të ditur se ishte e gatshme për të pritur delegacionin kosovar gjatë muajit janar në zyrat e saj në Zvicër. Kështu, bëhet e ditur se brenda muajit të parë të vitit të ardhshëm, një delegacion i nisur nga Prishtina do të pritet prej drejtuesve më të mëdhenj të FIFA-s në zyrat e tyre qendrore në Zyrih.

Federata e Futbollit Kosovar kishte bërë disa përpjekje për të organizuar një takim me drejtuesit e organizmit suprem të futbollit botëror, por asgjë nuk ishte arritur deri në këtë moment. Në një intervistë pak ditë më parë, ish-futbollisti i talentuar dhe aktualisht presidenti i përkohshëm i FFK-së, Fadil Vokrri, pati bërë të ditur se ata ishin në pritje të një përgjigjeje nga zyrat e FIFA-s, pasi kishin bërë kërkesë për të patur një kërkesë.

Duket se edhe FIFA e ka kuptuar momentin e rëndësishëm që Kosova po kalon dhe kjo dëshirë e tyre për të pritur delegacionin kosovar, tregon se ata janë të interesuar për të patur në gjirin e tyre edhe një anëtare më shumë. Një gjë të tillë e kishte bërë të ditur edhe Vokrri, kur kishte thënë se ishte i paevitueshëm një takim midis dy palëve në javët në vijim, pasi gjithçka është e lidhur zinxhir, që do të thotë, se statusi i Kosovës do të afronte shumë të mira edhe për futbollin e saj. FIFA kishte lënë të kuptohej se ata ishin të interesuar për të patur bisedime me Federatën Kosovare të Futbollit përmes një deklarate për shtyp, kohë më parë kur kishin thënë se ishin të interesuar të zgjeronin sa më shumë përmasat e komunitetit të tyre. Në faksin e mbërritur të premten në zyrat e FFK-së, bëhej e ditur se delegacioni kosovar kishte tre alternativa për të zhvilluar takimin në Zvicër, në datat 10-11 janar, 16 janar dhe 23-24 janar të vitit 2006. Bordi drejtues i FFK-së do të ulet menjëherë për të vendosur se kush do të jetë pjesë e delegacionit që do të udhëtojë për në Zvicër. Do të jetë ky bord, ndërkohë që do të vendosë edhe për datën që do të zhvillohet takimi, gjithmonë duke zgjedhur një prej tre alternativave të caktuara prej FIFA-s.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category