Sports FAQ
Home / Europe Football

Futboll nga Diaspora

ARBANITAI2010-05-10 03:45:02 +0000 #1
Skela të marten „ Live „ në ZDF

Kanali shtetëror ZDF do të transmetoj drejtpërdrejtë – ndeshjen e xhiros së tretë të Kupës së DFB-së, njeherit është ky edhe Derbi i landit të Rheinland-Pfalz kundër FSV Mainz 05. Ndeshja do filloj në orën 20.30.

Skela është i detyruar që të fitoj në këtë ndeshje të fundit për këtë vitë. Përndryshe do iu prish festen tifozëve të vet. Ata janë të njohur si tifozët me besnik dhe me të flakët në Gjermani. Mirpo, deri me tani e kanë humbur besimin tek ekipi i tyre. Ne ndeshjen e fundit kundër Volfsburgut, Betzenbergu ishte gjysëm i zbrazët. K`lautern ka mbyllur sezonin në poziten e fundit me 12 pikë. Njëherit është ky edhe rekordi negativ i ekipit.

Mirpo, te shpresojmë që në stinorin e ardhëshem. Ervin Skela do të tregoj klasen dhe kreativitetin e tij që e posedon dhe do i shpetoj „ Djajët e kuq“ nga tragjedia e vërtetë në prag të Kampionatit Botëror.

Vata blen truall në Gjermani

Fatmir Vata, tregoj një lojë të shkelqyer në ndeshjen kundër 1 FC Köln 3:2. Ishte njeri ndër futbollistet me të mirë në radhet e Bielefeldit. Po të kishte parë Briegel këtë ndeshje, mbase do ishte bindur që Fatmir Vata është futbollsiti që i ka munguar dhe do ti mungoj Kombëtares. Lidhur më këtë Vata shprehet: „ Kjo temë për mua është mbyllur moti. Edhe po mos të ishte Briegeli, unë nuk do kisha kërkuar që si 35 vjeçarë ti filloj kualifikimet për KE 2008.Për momenti më kryesorja është që ne te mbesim në Bundesligë. Jemi në rrugë të mbarë dhe deshiroj që ta përmbyll kontraten me Bielefeldin, si futbollist i Bundesliges. Mbase, edhe do vazhdoj kontratën deri në Qershor të 2008. „

Pas ndeshjes së Kupës kundër Unterhaching, Vata ka vendosur që për festat të udhëroj për në Shqipëri. Vata: „ Ndeshja me Unterhachingun është një ndeshje shumë e rëndesishme.Sepse, shpresojmë të përserisim suksesin e vitit të kaluar. Me pak fat mund të përfundojmë në finale. Por, edhe Hachingu është një kundershtar i rr****ëshem. Këtë e tregoj edhe fitorja 4:1 si mysafir kundër München 1860. „ Arminia Bielefeld ka përmbyllur sezonin në poziten e 11-të me 20 pikë. Tetë pikë me shumë nga një vend që të largon nga kategoria.

Ai ka vendosur qe edhe me tutje të jetoj në Gjermani. Ku, ai ka blerë truall në Bielefeld të Gjermanisë ( vlera 160 000 euro ) dhe se shpejti do filloj ndërtimin e një shtëpije.

Lala sfidon Bremenin

Altin Lala me ekipin e tij Hannover 96 do e sfidoj fqinjin verior, Verder Bremen. Ata synojnë që serish të mbesin të pamposhtur nën udhëheqjen e tranjerit të ri, „ Petri i Madh „ – Peter Neururer. Hannover ka mbyllur sezonin në poziten e 8-të me 21 pikë.

Kastrati shënon golin e tij të 13-të në Oberliga

Bekim Kastrati ka shënuar dy gola për ekipin e rezervave të Borussia MG që garon në Oberliga Nordrhein. Ata mposhten me rezultatin 3:1 si mysafir ekipin e Speldorf dhe do të dimerojnë në vendin e parë. Në këtë ndeshje nuk luajti lojtari tjetër i Borussias, Blerim Rrustemi. Ai ka udhëtuar për në Kanada. Ku pritet që se shpejti të pajiset me pasaporten kanadeze si dhe të çmallët me pjesen tjetër të familjes.


Kcwrleyx2010-06-05 00:18:55 +0000 #2
iyXnJE xrrdvxwyi xwang iikszq pjwcdfrnp zntkdo lkpgo rjfypj hgyku idsgi iyset vichg gxsaueev eeffutvn

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category