Sports FAQ
Home / Europe Football

Sfida Elbasani-Tirana

ARBANITAI2010-05-10 04:47:58 +0000 #1
Elbasani - Sfida me Tiranën i jep barazimin por i vështirëson kryesimin

Shkelqyer!Shumë mirëMireJo keqKeq

vleresimi: 4.33 / 5 (3 vota)

Artikujt të tjere

Lushnja dorëzohet edhe ndaj Shkumbinit

• Peqinasit vazhdojnë serine e rezultateve positive në fushën e tyre nën drejtimin e Sulejman Demollarit

Skuadra e Tiranës ka hak për të marrë

• Tirana nuk ka arritur të mposhtë Elbasanin në asnjë nga pesë takimet e fundit midis tyre

Lulzim Guzja do të drejtojë takimin midis Vllaznisë dhe Partizanit

• Evis Peza, “bilbili” Tirana - Elbasani

Botuar: 2005 Dhj 16 - 13:12

• Një pikë e fituar nuk ndihmon asnjë nga skuadrat, pasi një fitore e Partizanit në Shkodër mund ti japi të kuqve kryesimin

Tirana nuk mundi edhe takimin e djeshëm të dilte me tri pikët e arta që i mungojnë prej gjashtë takimesh me Elbasanin. Takimi midis tyre në “Selman Stërmasi” përfundoi në barazim 1-1, ku madje golin e parë e shënoi Elbasani me anë të Bledar Devollit në minutën e 7 të takimit, me një gol të denjë për t’u riparë , kur topi i harkuar i tij përfundoi mbi shpinën e portierit të pavendshëm të Tiranës, Isli Hidi. Elbasani ishte superior në pjesën e parë, ndërsa Tirana edhe pse e mbështetur fuqimisht nga 4 mijë tifozë ishte e plogët. Loja kishte shumë tension dhe kartonat e verdhë nuk munguan: Nevil Dede, Bledar Devolli, Sefet Osja, Endrit Vrapi u ndëshkuan nga Elbasani dhe Rezart Dabulla nga Tirana, ku pas një përplasje të qëllimshme me Vrapin, Dabulla mund edhe të ndëshkohej me karton të kuq nga gjyqtari Peza . Në pjesën e dytë, dy ekipet i bën të trija ndrimet në dispozicion të tyre, por pa sjellë anjë ndyshim në rezultatin e lojës. Tirana u mbobilizua më shumë dhe shënoi me anë të mbrojtësit Gentian Hajdari, që shënoi me kokë pas një krosimi të mesfushorit Egert Bakalli në minutën e 51. Pjesa e mbetur e takimit ishte shumë dramatike, ku rastet për Tiranën nuk munguan, por nuk u shfrytëzuan si nga Hamdi Salihi ashtu dhe nga Devi Muka. I veçantë ishte “rasti Fjodor Xhafa”. Sulmuesi zëvendësoi mesfushorin Ervin Bulku, që vinte pas një dëmtimi të gjatë (nga stafi mjekësor u bë e ditur se Bulku mund të mungojë edhe ndeshjen kundër Partizanit); dhe pas 23 minutash u zëvendësua nga sulmuesi tjetër i Tiranës, Eldorado Merkoçi. Pas këtij akti, sulmuesi i sapo larguar nuk ishte aspak i kënaqur. Pas bilbilit përfundimtar të Evis Pezës, me të gëzuar ishin futbollistët e Elbasanit dhe rreth 2 mijë tifozët e tyre, që ishin vendsur në tribunën C dhe që u larguan më vonë se tifozët e Tiranës (të cilët e braktisën stadiumin brenda pak minutash). Në këtë takim që u ndoq nga dhjetra trajnerë shqiptarë, i pranishëm ishte edhe trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel i shoqëruar nga ndihmësi i tij Aksel Ros.

Përfundimisht,

ashtu si edhe sezonin e kaluar, kampionët në fuqi nuk arrijnë të fitojnë dot ndaj Elbasanit. Ata as këtë radhë nuk e mposhtën skuadrën verdheblu, duke mos ia kthyer reston e humbjes së fazës së parë kryesueses për momentin dhe njëkohësisht rivales më të fortë të edicionit të shkuar.

Tirana - Elbasani 1-1

Shënues: Devolli 7’, Hajdari 53’

Tirana: Hidi, Pisha, Hajdari, Dabulla, Sina, Bakalli, E. Bulku (Xhafa 56’) (

Merkoçi 82’), K. Duro, Muka,Salihi, Andaveris. Trajner: K. Alimehmeti

Elbasani: Kotorri, Dede, Brahja, Osmani (Bejzade 46’), Osuji, Vrapi, Devolli,

K. Dalipi (Stojku 84’), Çapja, Osja, Qorri (Tetova 57’). Trajner: I. Daja

Gjyqtarë: E.Peza, E. Doda (Tiranë), F.Elezi (Durrës)

Kartonë të verdhë: Dede, Devolli, Vrapi, Osja, Dabulla

Deklaruan pas ndeshjes:

Ilir Daja: “Goditëm më shumë portën e Tiranës”

Një ndeshje pozitive për Elbasanin , apo jo?

Unë do të thoja që ndeshja e sotme kishte një rëndësi të veçantë, sepse ne nuk na lejohej të bënim edhe një hap tjetër fallso pas hapit të gabuar me Partizanin në fushën tonë.

Sa i vështirë ishte ky takim?

Vështirësia tjetër ishte fakti që u ndeshëm përballë ekipit kampion në fuqi, që do të kërkonte patjetër maksimumin nga ndeshja. Kështu nën një presion psikologjik, menduam të ngushtojmë hapësirat pranë në repartin e mbrojtjes dhe të përdornim kundërsulmin.

Loja e ekipit dukej se mëshonte më shumë te grupi...

Besoj se kemi qënë efikasë, sepse po t’i referohemi lojës, kemi lënë shumë hapësira për kundërshtarin, kur dihet që ka individualitete, që kur kanë një hapësirë me krijimtarinë e tyre mund të jenë shumë të rr****shëm.

Tirana e duk me agresive...

Kemi goditur portën kundërshtare disa herë dhe po t’i referohemi lojës përpara portës kemi qenë ne më të rr****shëm sesa Tirana, pavarsisht se Tirana e administroi më mirë lojën dhe topin në një të tretat e mezit të fushës

Një rënie fizike e Elbasanit në pjesën e dytë, apo një tërheqje taktike?

Në fakt bëmë dy ndrime të detyruara. Dalja e mbrojtësit Osmani mbas një dëmtimi dhe sulmuesit Qorri, që dëri në atë moment po shprehej shumë mirë në lojë, bëri që të bënim disa ndryshime taktike të detyrave dhe i dhamë Tiranës më shumë hapësirë. Unë mendoj se ne pret një fazë më e fortë dhe unë shpresoj se do të rruajmë ritmin drejt titullit duke patur edhe gjithë kontigjentin në dispozicion.

Krenar Alimehmeti: “Jam i pakënaqur nga rezultati”

Alimehmeti, sërish Tirana pa tri pikë me Elbasanin?

“Megjithëse ishte një ndeshje e fortë them se mbeta i pakënaqur nga rezultati, sepse e them me bindje të plotë se lamë dy pikë. Për aktivizimin e Fjodor Xhafës, them se jam nxituar në aktivizimin e tij, pasi e pashë të dëmtuar, por mendova se duhej të fusja një forcë të freskët dhe nga dëshira për të fituar.

Çfarë duhet të ndryshojë Tirana?

Është e vërtetë se të humbësh pikë me Elbasanin, nuk përbën një dramë të madhe, sepse është një ekip që është në vend të parë dhe që po i jep shumë futbollit shqiptar. Megjithatë them se jemi në rrugë të mbarë dhe të shohim të ardhmen.

Derbi me Partizanin një tjetër sfidë jo më shumë personale, sesa e klubit të Tiranës?

Jemi të përqëndruar plotësisht te derbi me Partizanin, pasi ndeshja me Elbasanin iku tashmë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën”.



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category