Sports FAQ
Home / Europe Football

Lorika Cana futbollisti i tret refugjat

Annis2010-05-10 11:01:28 +0000 #1
Eshte nje "race" futbollistesh, qe ne te vertete i perkasin te gjitha racave, por i bashkon nje gje e vetme: Jane bere lojtare profesioniste, pasi kane qene refugjate. Hasan Salihamidzic eshte nje rast tipik, nje boshnjak 15-vjecar qe u largua me 1992 nga vendi i tij, per te shkuar ne Gjermani. Ata qe e njohin, thone se Hasani udhetoi neper ish-Jugosllavine e perfshire nga lufta civile, poshte vagonit te trenit, ndersa gazeta britanike "The Times" shkruante se, "ate e "paketuan" ne nje autobus, ne menyre qe ai t'i shpetonte dhunes". Si emigrant, ai mberriti ne Hamburg, ku kishte njerez te tij te aferm, dhe me ne fund nisi te luante per ekipin e Hamburgut ne Bundeslige. Kjo ndodhi vetem pas 4 vjetesh, kur ai ishte 19 vjec, duke debutuar me bluzen e Hamburgut.Me 1998 ai kaloi te Bayern-i, me te cilin doli disa here kampion, fitoi disa Kupa te Gjermanise dhe nje Lige te Kampioneve me 2001.

Lorik Cana eshte lindur jo shume larg Salihamidzic-it, ndonese eshte mjaft me i ri se ai. Boshnjaku eshte lindur ne Jablanica, ndersa shqiptari ne Prishtine, qytete qe kane qene te dy ne ish-Jugosllavi. Te dy jane larguar ne te njejtin vit nga ky ish-vend, me 1992, por Loriku kishte si destinacon Zvicren.

Cana quhet si "i treti me i miri futbollist refugjat ne bote". Kete vleresim ia jep faqja spanjolle "laredonda.blogsport.com", qe e quan madje me nofken "El Policia" (Policia), gje qe nuk ka qene e njohur me pare. "Qe me 1999, - shkruan kjo faqe, - Arsenali dhe Reali i Madridit, kishin bere plane per kete lojtar dhe i ofruan nje prove (prueba). Loriku u mendua dhe nuk e pranoi oferten e klubit spanjoll, por synoi te shkonte tek Arsenali, por ia mohuan hyrjen ne Angli, sepse ishte refugjat lufte. Disa trajnere luajten rol te rendesishem ne jeten e tij. Antoine Kombouare e mori te rezervat e Paris SG, ndersa Luis Fernandez e perfshiu ne ekipin e pare parizien. Loriku, gjithnje sipas "laredonda.blogsport", "flet mrekulli per PSG-ne, sepse klubi e ndihmoi qe te behej resident dhe i siguroi leje pune ne France, madje jo vetem per te, por edhe per familjen e tij.

Refugjati tjeter eshte Besart Berisha, nje tjeter shqiptar nga Kosova, i cili eshte larguar gjithnje me 1992, kur ishte vetem 7 vjec. Ai shkoi ne Gjermani, ne Hamburg, ku nisi te luante futboll, u mor nga klubi i njohur i Hamburger SV (aty ku luajti edhe Salihamidzic), por problemet filluan kur ai u dha borxh te "Aab Aalborg" ne Danimarke. Sipas ligjit gjerman, nje njeri qe ka hyre ilegalisht ne Gjermani, nuk mund te kthehet nese largohet. Pasi HSV e terhoqi nga huazimi ne Danimarke, ligjet e bene te pamundur qe ai te luante aty. Besarti shkoi ne Prishtine per te marre nje pasaporte te rregullt dhe per te hyre si qytetar legal ne token gjermane, por serish u dha borxh ne Danimarke, te "AC Horsens", ku ndodhet edhe sot e kesaj dite. Por sezonin e ardhshem, arratia dhe ilegaliteti i tij do te marrin fund, sepse me 2006-2007, Berisha do te kthehet te luaje per Hamburgun ne Bundeslige.

( korrieri)



Reply

Name:
Content:


Other posts in this category