Sports FAQ
Home / Europe Football

Shqiperia arriti 13-pikeshin ne kto kualifikime

ARBANITAI2010-05-10 07:25:32 +0000 #1
Keshtu u fituan piket gjate eliminatoreve

Me Kazakistanin, 6 pikë

Me Kazakistanin kemi marrë pikë të plota: gjashtë. Ndeshjen e parë në Almaty fituam 1-0 më 13 tetor 2004 (gol i Bushit), ndërsa më 3 shtator fituam në Tiranë 2-1 (gola të Myrtaj dhe Bogdanit).

Me Greqinë, 3 pikë

Më 4 shtator 2005 Shqipëria fitoi me kampionen e Europës, Greqinë, 2-1 (gola të Muratit dhe Aliajt), ndërsa në ndeshjen e kthimit në Athinë, më 30 mars 2005, kombëtarja jonë humbi 2-0.

Me Gjeorgjinë, 3 pikë

Më 4 qershor djemtë e Brigelit shënuan tre gola kundër Gjeorgjisë së Alen Zhiresit dhe fituan takimin 3-2. Tare shënoi dy gola dhe Skela një gol. Ndeshjen e parë e kishin humbur në Tbilisi 2 0.

Me Ukrainën, 1 pikë

Me kryesuesen e grupit, Ukrainën, në "Qemal Stafa" më 9 shkurt 2005 humbëm 0-2. Ndeshja e kthimit, e zhvilluar më 8 tetor 2005 në Ukrainë, përfundoi barazim 2-2 (dy gola të firmosur nga Erion Bogdani).

Me Danimarkën, 0 pikë

Danezët fituan ndeshjen e parë më 9 tetor 2004 në Tiranë 2-0 me gola të Jorgensen dhe Tomason dhe më 8 qershor, në Kopenhagen të Danimarkës, përfaqësuesja jonë humbi 3-1 (gol i Bogdanit).

Me Turqinë, 0 pikë

Në fakt me Turqinë kemi zhvilluar vetëm një ndeshje më 26 mars 2005 në Stamboll. Ndeshjen e humbëm 2-0 me dy gola të shënuar brenda 5 minutave të para, një prej tyre me penallti e nje tjeter autogol.


Partizani_ALB2010-05-10 07:32:27 +0000 #2
great achievement for our NT thanks to Briegel. We need him to stay because if we back to our style we're done.

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category