Sports FAQ
Home / Europe Football

13 mijë bileta në treg Elbasani Tirana

ARIANIT_C2010-05-10 06:12:24 +0000 #1
Një numër rekord biletash është hedhur në treg për ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave midis Elbasanit dhe Tiranës. Sipas drejtuesve të klubit verdheblu, për këtë ndeshje janë bërë gati për t'u hedhur në treg rreth 13 mijë bileta. Nga kjo sasi janë prenontuar qysh të enjten mëse 1200 bileta, të cilave u përkasin vendet në tribunën kryesore. Duke marrë parasysh një ineresim kaq të madh të sportdashësve për këtë ndeshje, ka mundësi që të shtunën stadiumi i Elbasanit të jetë i tejmbushur gjatë ndeshjes midis verdhebluve dhe bardhebluve. Një vit më parë, kur këto dy skuadra luajtën po në këtë stadium përballë njëra tjetrës takimin e ndoqën mëse 12 mijë spektatorë, duke vendosur një rekord që mund të përmirësohet këtë fundjavë.

Reply

Name:
Content:


Other posts in this category